Pata Çeke
Pata racë Çeke e trashëguar
Pata Çeke
Patë Çeke është e vetmja racë patë e lindur në Çeki. Kjo është një rracë e mbajtur këtu për disa shekuj.
Në krahasim me racat e tjera, pata Çeke është relativisht e vogël, por e fortë, rezistente dhe e thjeshtë në të ushqyer dhe mbarështim. Patat kanë një instinkt nëne shumë të mirë që të çelin vezët dhe të rrisin bibat.
Pendët e patave Çeke janë me cilësi të lartë, kanë një raport shumë të favorshme të puplave te buta (down) në krahasim me llojet e tjera të puplave. Për shekuj me radhë ishte një material i vlefshëm për plotësimin jastëkë.
Pata Çeke është një racë e përshtatshme sidomos për fermat e vogla, si dhe për fermerët qe rrisin pata për kënaqesi, për shkak të aftësisë së saj kullotëse shumë të mirë. Për shkak të madhësisë të vogël të trupit, prodhimi i përgjithshëm i mishit është disi më i ulët. Për këtë arsye, pata Çeke nuk mund të konkurrojë me patat e mëdha hibride për mish. Avantazhi i patës Çeke është në numërin e madh të prodhimit dhe mishit të cilësisë më të lartë, qe është i holle dhe i shijshëm.
Për shkak të kërkesave të ulëta për tu ushqyer, mbareshtimi i saj është më i dobishem për fermerët e vegjël në krahasim me kultivimin e racave të rënda ose patave hibride per mish.
Pata Çeke dikur ishte e përhapur në fshatrat Çeke. Sidomos në Bohemin jugore dhe perëndimore, mbarështimi i patës ishte një burim i rëndësishëm i të ardhurave financiare për fermerët e vegjël. Deri në mes të shekullit të 19-të, më shumë se 50.000 pata janë eksportuar çdo vit në Bavari (Gjermani), më shumë se 1,000 ton pupla në Gjermani, Francë, Zvicër dhe Holandë, 100 ton vezë në Gjermani, Belgjikë dhe madje ne Angli.
Përshkrimi i rracës
Pata Çeke
Pesha
pata mashkull 5,5-6,6 kg
pata femër 3,5-5,6 kg
Prodhimi i vezës 10-20 vezët
Pesha e vezës 120 g
Ngjyra e vezës white
Përdorimi mishi, pupla, (vezët)
Madhesia e unazës
pata mashkull 24 mm
pata femër 24 mm
Copyright © Pata Çeke, 2006-2024. All rights reserved. Ndryshimet e fundit: 08. August 2024